Kthehu lart

Çmimi i madh i “topfestit të fundit” i takon Ermalit, Lumit dhe Ledrit (Foto/Video)

Çmimi i madh i “topfestit të fundit” i takon Ermalit, Lumit dhe Ledrit (Foto/Video) Ardian Jasiqi Autori: Ardian Jasiqi GazetaExpress

Çmimin kryesor për festivalin “Top Fest 12” është shkuar për kosovarët Ermali, Lumi dhe Ledri

“Top Fest” i ka dhënë fund paraqitjes së tij dhe atë e kanë fituar Ermali, Lumi dhe Ledri. 

 Kështu këndon kuq e zi Elvana, mbyllet televotimi për çmimin e madh

Elvana Gjata ka bërë një paraqitje provokuese me këngën “Kuq e zi” në skenë

Elvana është paraqitur me një veshje tradicionale në skenën e Top Fest por më së shumti pati thashetheme se ajo nuk kishte të veshura fare të brendshme.

Nga fotot duket që nuk ka por ku i duhet, ndoshta janë zbuluar ca të brendshme të padukshme.

Megjithatë, atmosfera e krijuar me dy këngëtaret ka qenë impozitante...

Çmimi "Topfestifundit" shkon për Eugent Bushpepa

Çmimi "Topfestifundi" ka shkuar për Eugent Bushpepa

Eugen Bushpepa ka marrë çmimin “TopFestifundit” të cilin e ka marrë prej pronarës së Top Channel.

Po ashtu për çmimin “Best Baladë” është shpërblyer këngëtari i verbër Stenaldin. 

Kurse për këngën Best Video i është dhënë Trojës për këngën “Demokraci”.

Gjithashtu nga tani e tutje Top Fest do të quhet Top Awards.

My Music Hits, Ermali, Lumi B dhe Ledri

Krahas Noizyit dhe Beatrix janë edhe treshja kosovare Ledri, Ermali dhe Lumi B që nuk po ju ndahen çmimeve 

Ata kanë marrë çmimin My Music, derisa në skenë po pritet që të dal këngëtarja më e veçantë kosovare, Era Istrefi.

Best Hip Hop, Noizy merr edhe çmimin e Hip Hopit

Pasi mori çmimin për artistin më të mirë për rrjetet sociale ata kanë marrë edhe atë për më të mirin në hip hop 

Noizy dhe Elgit Doda kanë marrë edhe një çmim, atë për hip hop.

Ndërkaq, prezantuesi Ledion Liço ka paralajmëruar se edhe pse i kanë thënë këtij Top Festi i fundit ashtu nuk është pasi që ai do të vijë edhe vitin e ardhshëm por me një format ndryshe.

Pas paraqitjes spektakulare të Noizyit radha për tre kosovarët që të fitojnë një çmim

Janë këta krijuesit e hitit “Tavolina”, Ledri, Ermali dhe Lumi. 

Ata e kanë marrë këtë çmim pas Albinas, e cila po ashtu është në garë për çmimin e madh.

Best Social Artisti, Elgit Doda dhe Noizy

Elgit Doda dhe Noizy kanë fituar çmimin për Best Social Artists

Përformanca me helikopter i është shpërblyer Noizyit. 

Reperi shqiptar Noizy dhe bashkëpunëtori i tij menjëherë pas kësaj paraqitje është dashur që të hupin në skenë për të marrë çmimin për artistin më të mirë të rrjeteve sociale.

Çmimin Top Albania Radio e merr, ashtu si është paralajmëruar Noizy me helikopter 

Çmimi i njërës prej radiove më të mëdha për Shqipëri ka shkuar përsëri në duar të Beatrix Ramosaj 

Beatrix Ramosaj ka marrë edhe një çmim në festivalin Top Fest.

Atë të radios Top Albania Radio.

Para Beatrix ka kënduar edhe Teuta Kurti e cila ka shkëlqyer me përformancën e saj.

Por performanca e Noizyit është përcjell me bujë pasi që ai ka ardhur në skenë me helikopter, edhe pse thuhet se kënga e tij u tha më parë se është e vjedhur.


Noizyyyy by GazetaExpressTV

Kastro Zizo, më i miri në zhanrin Pop 

Këngëtari Kastro Zizo është shpallur si këngëtari më i miri i muzikës pop 

Kastro Zizo i është shpërblyer për muzikën më të mirë derisa radhën tani e ka për t’u prezantuar Gjiko.

Edhe kënga e tij është njëra prej këngëve më të pëlqyera në Top Fest, sidomos sa i përket zhanri pop.

Top Fest 12, artistja më e mirë femër – Beatrix Ramosaj (Foto)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka marrë çmimin e Top Fest për këngëtaren më të mirë femër. 

Kujtojmë që para festivalit u tha që Beatrix është e sëmurë.

Dukej pak por megjithatë mund të vlerësohet për veshjen e saj.

Për atmosferë pas kësaj në skenë janë paraqitur Ledri dhe Ermal Fejzullahu dhe Lumi. E kur këndojnë këta atmosfera nuk mungon. 




12 vjet Top Fest, sonte edicioni i fundit (Foto)

Sonte në Pallatin e Kongresëve në Tiranë është duke u mbajtur për herë të fundit Top Fest 12. Çmimet e para i kanë marrë Aslaido për Artist to Watch dhe Jericho për Best Rock dhe Alternative

Sivjet do të jetë edicioni i fundit i festivalit Top Fest ndërkaq vitin tjetër drejtuesit e Top Channel kanë paralajmëruar se do të këtë një edicion tërësisht ndryshe të këtij spektakli.

Nga ana tjetër si kategori të reja në këtë festival janë shtuar edhe: Artist to Watch”. Fituesi i këtij çmimi do të ketë suport mediatik nga “Top Media” edhe pas përfundimit të festivalit.

“Most social artist”, ky çmim shkon për atë këngëtar, i cili përpos klikimeve që ka marrë në faqen e “Top Fest, ka mbledhur më shumë të tilla në rrjetet sociale.

Çmimi honorifik “Top Fest i fundit”, do jepet për herë të parë, por edhe të fundit.

Çmimin e parë të këtij festivali e ka marrë Aslaidon.

Nga ana tjetër 12 artistë pritet që të konkurrojnë edhe për çmimin kryesorë të këtij festivali.

Një çmim të këtij festivali e ka marrë edhe Jericho për Best Rock dhe Alternativë

Ata që përfolën se do ta fitojnë sivjet janë Noizy dhe Ledri.

Për nxehjen janë përkujdesur Capital T dhe Venera Lumani. 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 31 Maj 2015 22:58
    Autori: Ardian Jasiqi

    Të tjera