Kthehu lart

Çfarë po ndodh në Babastars? Skivi prish raportet me anëtarët e grupit

Çfarë po ndodh në Babastars? Skivi prish raportet me anëtarët e grupit GazetaExpress

Duket se djemtë e labelit Babastars nuk i kanë punët shumë mirë mes vete.

E kjo vërehet edhe në rrjetet sociale, ku duket se Visar Shala, i njohur si Skivi nuk është duke i përcjellë më dy anëtarë të grupit.

Bëhet fjalë për Majk dhe Cozman, të cilët nuk janë duke e ndjekur Skivin më në Instagram, e poashtu as ata Skivin, shkruan Gazeta Express.

Skivi ka qenë pjesë e Babastars thuajse nga fillimi, kur atëherë ishte ende pjesë e grupit ‘Skillz’ me Ledrin.

Ndërsa Majk dhe Onat kanë hyrë si TDS, e më pas edhe Cozman.

Kohët e fundit po qarkullojnë fjalët se Skivi mund të dalë nga labeli, e ndoshta kjo tregon fillimin e ndarjes./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Shtator 2018 16:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera