Kthehu lart

“Cani” e “Sanemi” në lidhje dashurie edhe në jetën reale?

“Cani” e “Sanemi” në lidhje dashurie edhe në jetën reale? GazetaExpress

Dyshja e njohur u argëtuan bashkë në një ndejë gjerë në orët e para të mëngjesit.

Aktori i njohur turk, Can Yaman së fundmi është i angazhuar si protagonistë kryesor në serialin “Erkenci Kus”, bashkë me aktoren e njohur turke, Demet Ozdemir. 

Në këtë serial dyshja janë në rolet e “Canit” dhe “Sanemit, ku me këto role kanë arritur t’i rrëmbejnë zemrat e shikuesve të këtij seriali.

Në mediat turke u përfol për një lidhje të mundshme të dy aktorëve edhe në jetën reale, pasi që dyshja  e njohur janë parë bashkë edhe në një ndejë gjerë në orët e para të mëngjesit, shkruan rtv21.tv 

U mësua se aktorët morën pjesë në festimin e ditëlindjes së skenarisiti turk,  Asli Zengin. 

Mirëpo, sipas mediave turke dyshja pas kësaj feste janë u zhvendosur në një vend tjetër, në shoqërinë e kolegut të tyre aktorit, Cihan Ercan.   

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 16 Nentor 2018 14:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera