Kthehu lart

Bora Zemani ka një surprizë që askush nuk e pret

Bora Zemani ka një surprizë që askush nuk e pret GazetaExpress

Natën e parë të e “Kënga Magjike 2018″, u mbyll mbrëmë me gjithë surprizat që rezervon ky spektakël muzikor.

Një ndër momentet e rëndësishme që shijuam në mbrëmjën e kaluar ishte edhe një performancë kërcimi e balerinës së njohur Klaudia Pepa dhe trupës së balerinëve profesioniste të “Canale 5”.

Në natën e dytë, me sa duket stafeta për një performancë kërcimi i është kaluar prezantueses tjetër të këtij festivali, Bora Zemani-t.

Ka qenë koreografi i televizionit “Klan”, Albi Nako, ai i cili ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, duke zbuluar kështu një detaj nga mbrëmja e spektaklit të sotëm.
Në videon e publikuar nga Albi, shohim Borën e cila po bën prova kërcimi, së bashku me trupën e baletit të ”Albi Nako Dance”, shkruan Blitz.

“Kënga  Magjike, Bora Zemani”- shkruan ai në mbishkrimin që shoqëron videon me disa sekuenca nga provat e “Pallatit të Kongreseve”.

Mezi presim të shohim sonte moderatoren simpatike në fushën e kërcimit, megjithëse Bora e ka një farë eksperiencë të tillë, si ish-velinë e emisionit “Fiks Fare”.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 06 Dhjetor 2018 17:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera