Kthehu lart

Aurela Gaçe “risjell” Dr Florin me këngën “Baba në këtë skenë” (Video)

Aurela Gaçe “risjell” Dr Florin me këngën “Baba në këtë skenë” (Video) GazetaExpress

Këngëtarja Aurela Gaçe kishte lajmëruar ditë më parë nëpërmjet rrjetit social Facebook se së shpejti do të publikohet kënga që i ndjeri Doktor Flori la përgjysmë.

Dhe kënga është gati, energjike, shpërthyese ashtu siç vetë Aurela di të jetë. Videoklipi shoqërohet edhe me pamje të Dr. Florit, i cili shfaqet në studio duke punuar për projektet muzikore.

Pjesë e klipit “Baba në këtë skenë” është dhe vajza e Dr. Florit si dhe vëllai i tij Alban Kondi i cili pak më parë hapi një studio muzikore muze, ku ekspozohet i gjithë rrugëtimi i Florit.

Në muret e kësaj studioje janë vendosur portrete të tij, por edhe foto familjare me familjen, ku dominojnë fotot me të bijën, Kaltrinën dhe me të birin Danjelin që e njohu vetëm 2 muaj, si edhe foto me miq dhe bashkëpunëtorë. 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 04 Korrik 2015 18:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera