Zyrtarisht! Ky është fustani më i pëlqyer dhe jo aq i shtrenjtë i vajzave të showbiz


11/01/2019

Shpesh ne bëjmë pyetjen se kujt prej tyre u shkon më shumë ama në këtë rast, zgjedhja e këtyre tre vajzave të ekranit është aq e drejtë sa që besojmë se ky fustan do i shkonte çdo vajze.

Ngjyra vjollcë e errët duket se është trendi i momentit dhe sigurisht që kjo gjë nuk mund të anashkalohej e mos të ndihej edhe tek personazhet tanë.

Lori Hoxha, Nora Istrefi dhe Soni Malaj janë shfaqur të veshura me të njëjtin fustan. Nora e veshi në klipin “M’ke mungu” ndërsa Soni dhe Lori për të dalë një mbrëmje.

Fustani në ngjyrën vjollcë gjendet të dyqanet e “House of CB”, një nga rrjetet më të njohura në Londër për veshjet e vajzave dhe fustanet chick.
Ky fustan vjen në dy versione, në ngjyrën vjiollcë dhe në ngjyrën argjend dhe që të treja vajzat e njohura të ekranit shqiptar kanë zgjedhur  alternativën e parë.

Me një kërkim të shpejtë zbulohet se ky fustan kushton 91 euro ndërsa ai në ngjyrën e argjendtë 156 euro.
Pra nëse edhe ju en pëlqeni dhe doni ta bëni tuajën, mund të themi se çmimi nuk është edhe aq i lartë sa keni menduar./Blitz.al/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart