Zbulohet gjinia e fëmijës që po presin Labi dhe Qendresa


15/10/2018

Në këtë datë në të cilën një vit më parë kurorëzoi martesën me Qendresa Bajramin, ai ka treguar se së shpejti çifti do të bëhen prindër të një vajze.

Shkrimi i plotë i Labit në Facebook:

Në data të rëndësishme si kjo e sotmja, në vecanti për mua, e kujtoj se sa me fat jam duke e falenderuar Zotin, për gjithë këta njerëz të mirë që m’i ka dhuruar.

Përvec ditlindjes, sot me Qëndresen po shënojm një vjetorin e martesës. E kjo ditë na vjen më e ëmbël e më e vecantë se cdo ditë tjetër. Na mbetet edhe pak kohë kur do t’marrim titullin e shenjt prindror, me ardhjen në jetë të vajzës tonë. Për këtë dhuratë të pakrahasueshme dhe gjithcka tjetër, i jam falenderues Qendresës time.

Faleminderit edhe familjeve tona për gjithë dashurinë, respektin e kujdesin që kanë për ne. U përkulemi përjetë.

Faleminderit edhe secilit prej jush që në cfardo forme gjeni kohë e fjalë për të më uruar, përshëndetur e përgëzuar cdo ditë, jo vetëm sot.

Jemi me fat që cdo ditë e gëzojmë bashkë me ju. E fati na prift në të mbarë e ditë edhe më të mira s’bashku.

Labi ju do’!

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart