Xhensila Myrtezaj sjell këngën e parë pas lindjes së Ajkës, vjen në bashkëpunim


04/02/2019

Pas ardhjes në jetë të Ajkës, Xhensila iu përkushtua vogëlushes, por tani ka ardhur koha që të rikthehet në muzikë.

Së fundmi këngëtarja ka mbajtur disa koncerte, por së shpejti do publikojë edhe videoklipin e ri.

Kënga do vijë në bashkëpunim me kantautorin e mirënjohur, Pirro Çako.

“Prive” ka zbuluar se dyshja po e xhirojnë videoklipin jashtë trojeve shqiptare.

Thuhet se kënga e Xhensilës dhe Pirros do të jetë një këngë më shumë klasike, sesa moderne.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart