Voton Gold AG, ja çfarë thotë ai për votën (Foto)


11/06/2017

Deri më tani keni parë edhe artistë të njohur të cilët kanë dalë për të votuar, transmeton Gazeta Express.

Njëri nga ta është edhe reperi Arian Agushi i njohur me emrin artistik Gold AG.

Pak më parë u përfolur se ai ka dalë nga qendra e votimit pa votuar.

Mirëpo kjo gjë u demantua nga vetë reperi.

Goldi vetëm pak minuta më parë ka treguar përmes llogarisë së tij në Facebook se ai ka përfunduar obligimin e tij qytetar duke votuar.

“Unë votova”, kishte shkruar Goldi.

Goldi madje para kësaj kishte bërë thirrje të gjithë fansave që të dalin e të votojnë.

Një ditë më parë Goldi përmes një statusi që kishte bërë, kishte kërkuar nga fansat e tij që vota e tyre të shkojë tek ata që e kanë frikë Zotin.

“Vota jote n’ditë të sotit , le të shkon te ata që frikë i kan Zotit”, kishte shkruar Goldi./Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart