Rrëfehet ish Miss Hungaria: Ja çfarë më bëri Trump


15/01/2017

Trump kishte 8 vite i martuar me Melaninë kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet.

“Ai më kapi dorën kështu (duke treguar me gjeste se si) dhe më afroi drejt vetes. Më pas më pyeti kush je dhe pse je këtu? Unë mbeta aq e habitur sa që thashë vetëm: Hungari,” është shprehur Sarka vitin e shkuar në programin hungarez “Kasza Taxi”.

“Më vonë më dha kartën e tij të biznesit me numrin privat dhe më tregoi hotelin ku po qëndronte e dhomën e tij. Meqë ra fjala e kam ende atë kartë biznesi,” tha ajo.

Megjithatë, video e intervistës së 30-vjeçares është ri-shfaqur nga mediat ndërkombëtare së fundmi në vazhdën e raportimeve të paverifikuara se Kremlini ka materiale komprometuese të presidentit të zgjedhur amerikan.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart