Roza Lati e zhgënjyer: Po dal me dikë që do famën time, jo mua!


08/05/2017

Pas ndarjes nga dashuria e parë e saj, Stine, Roza ende nuk ka bërë publike ndonjë lidhje të re duke preferuar të qëndrojë e rezervuar për këtë pjesë. Megjithatë gjatë një videoje live nuk ka ngurruar t’i përgjigjet një fansi i cili e pyeti për të dashurin.

“Po dal me dikë, e kam thënë por ka diçka që nuk më pëlqen tek ky djalë. Duket se ai  më sheh  si Roza Lati, shoqërohet me mua që të bëjë  një check in, të duket që është ulur në kafe me mua. Nuk sheh atë Rozën e thjeshtë, atë që unë jam në të vërtetë”, ka përfunduar moderatorja e zhgënjyer. Fama i ka këto kosto! /intv.al/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart