Ronela nuk po ndalet, paralajmëron tri këngë të reja


07/09/2018

Këngëtarja ka qenë shumë e nxënë këtë vit, duke publikuar projekte të shumta të cilave i kushton shumë vëmendje.

E meqë Ronela i bën vetë këngët e gjithashtu përkujdeset vetë për secilin detaj të një projekti, këngëtarja nuk po ndalet, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka lënë të kuptohet me anë të një postimi se deri në fund të këtij viti do të sjellë edhe tri këngë të reja, e ndoshta edhe më shumë.

Duket se gjithçka po shkon mirë në jetën e këngëtares, pasi ajo ka inspirim për të sjellë çdo herë diçka ndryshe./Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart