Rita Ora vs Dua Lipa, shqiptaret përballë njëra-tjetrës me nga dy këngë në të njëjtën kategori


12/01/2019

Shqiptaret sërish marrin vëmendjen në BRIT Awards, që janë çmimet më të rëndësishme për muzikën në Britani.

Këtë herë madje, ato vijnë përballë njëra-tjetrës, pasi Dua Lipa dhe Rita Ora vijnë me nga dy videoklipe në garën për t’u zgjedhur videoklipi më i mirë i vitit, shkruan Gazeta Express.

Rita madje është në garë me Dua Lipën dhe ish- të dashurin e saj, Calvin Harris.

Rita Ora është nominuar për bashkëpunimin e saj me Liam Payne, ‘For You’ si dhe me hitin ‘Let you love me’.

Ndërsa Dua, si për çudi, vjen në bashkëpunimin me ish-të dashurin e Ritës, Calvin Harris me këngën e tyre ‘One Kiss’, si dhe me këngën ‘IDGAF’.

Në anën tjetër, pikërisht me këto dy këngën Dua Lipa është e nominuar edhe në kategorinë për këngën më të mirë të vitit./Gazeta Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart