Nora Istrefi në prehër të prindërve. Kush janë ata? (Foto) - Gazeta Express

25/05/2015 21:41

Nora Istrefi në prehër të prindërve. Kush janë ata? (Foto)

25/05/2015 21:41

Ishte ndër gazetarët më të mirë të televizionit të Kosovës. Me zërin e tij shumë të veçantë, por edhe me tema e realizime, e, po ashtu, edhe me dokumentarë, bëri që ai të pëlqehej nga audienca e shumtë e kohës. Për çudi, pse RTK-ja i nuk i reprizon dokumentarët e tij, të cilët nuk janë të paktë dhe gjithherë aktual e të pavdekshëm?!

Suzana Tahirsylaj, emër i njohur shumë në skenën tonë artistike. Zëri e këngët e saj ende janë në kujtesën e brezit të viteve 80, kur Suzana ishte ndër këngëtaret më të famshme të kohës. Këndonte këngë folklorike. U këndonte trimave, heronjve kombëtarë, me të cilat çohej në këmbë i gjithë publiku, derisa jehonte zëri i saj në koncerte e ahengje të ndryshme.

Neziri e Suzana janë prindër të Nora Istrefit dhe motrave të saj të afirmuara, Erës e Nitës. Ato e kanë një vëlla.Për familjen Istrefi Revista Kosovarja ka shkruar disa herë. Ata disa herë ishin edhe imazh i ballinës saj.

Në foto shihet Nora Istrefi në prehër të prindërve, Nezirit dhe Suzanës.

Para pak ditësh Nora u bë nënë e një vajze me emrin Rene, e që tashmë e shijon të qenit prind. /Kosovarja /