Njihuni me vëllain e tretë dhe ‘motrën’ e Donaldit dhe Romeos


15/10/2018

Sa herë që ata flasin për familjen, për tatuazhet që kanë në trup, vështirë të mbetet ndonjë pa u emocionuar, por pas tyre qenka edhe një vëlla i tretë, as më pak e as shumë, por fiks si Romeo dhe Donaldi.


Mbrëmjen e sotme në Dance With Me, pasi mbyllën kërcimin, Donaldi dhe Monika morën vlerësimet më të mira nga juria. Në sallë shpërthyen duartrokitjet dhe pasi Alketa e pyeti Ledionin nëse familjarët janë të pranishëm, ai tha se, për fat të keq, nuk kishin ardhur. Arsyeja, sipas tij, ishte fakti që Valbona Selimllari, pika e tij e dobët, nuk i kishte bërë më komplimente, nuk ia kishte varur më, kështu që nuk kishin shumë arsye për të qenë në sallë (edhe pse i ndjekin gjithmonë nga shtëpia).

Dhe pas kësaj, Donaldi zbuloi se përveç prindërve, ata kanë edhe një vëlla të vogël, por edhe një “motër”, që mbetet gjithmonë e preferuara e tij qysh prej fëmijërisë: “Valbona mbetet motra jonë…” – tha me humor aktori duke iu drejtuar Valbona Selimllarit.

Mario Veshaj, të paktën nga fotot, nuk ka as më pak, as më shumë nga Donaldi dhe Romeo. Është si një binjak i tretë i tyre. Me siguri, nëse bëhet edhe ai pjesë e televizionit, për ne do të bëhet edhe më e vështirë t’i dallojmë./Class

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart