Milaim Zeka s’e di cili është kontinenti më i madh, ndërsa mendon se Doruntinën e ka sjellë Kadareja


29/01/2018

Deputeti, si të gjithë mysafirët në emisionin e Vjollcës, është bërë pjesë i shumë lojërave, ku njëra ndër to ishte edhe “O Pas, o Plas”, shkruan Gazeta Express.

Zeka u përball me shumë pyetje të shpejta, por nuk doli edhe shumë i suksesshëm në këtë lojë.

Për shembull, në pyetjen se cili është kontinenti më i madh në botë, ai u përgjigj “Afrika”!.

Përveç kësaj, ai nuk e dinte se “Kush e ka sjellë Doruntinën”. Ai mendonte se Doruntinën e ka sjellë Ismail Kadare.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.
Shiko kush LUAN, 27 Janar 2018, Entertainment show

Kthehu lart