Marvel publikon trailerin për superheoinën e parë femër në këtë univers


18/09/2018

‘Marvel’ ka publikuar trailerin e parë për filmin e tyre më të ri.

“Captain Marvel” na prezanton me heroinën me po të njëjtin emër, në rolin e të cilës vjen aktorja fituese e çmimit Oscar, Brie Larson, përcjell Gazeta Express.

Kjo është femra e parë me super fuqi në këtë univers filmik dhe po pritet me kërshëri si nga fansat gjithashtu edhe nga kritikët.

Pas këtij filmi, vjen edhe pjesa e katërt e shumëpritur e ‘Avengers’, që do të jetë vazhdim i ‘Infinity War’.

“Captain Marvel” do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore më 8 mars të vitit 2019./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart