Lika: Në luftë nuk kishim bukë, bashkë me Ramush Haradinajn hanim bari


23/09/2018

Në emisionin ‘N’Kosovë Show’ ai ka treguar pjesë nga ditët e luftës.

Thotë se ka luftuar në Zonën e Dukagjinit dhe se ka qenë ushtar i Ramush Haradinajt, tash kryeministër.

Lika shpjegon se ka qenë tërë kohën në vijën e frontit dhe së bashku me Haradinajn ka ngrënë bari në male pasi nuk kishin bukë.

Zhvillimet e fundit lidhur me listat e veteranëve mashtrues, ai u quan ditë më të rënda se vetë ditët e luftës.

Thekson se iu vra shpresa dhe dinjiteti.

Lika tha se jeton nga shitja e druve dhe se kur mori rrugën për Prishtinë la 2 euro në shtëpi.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart