Ledri uron ish-të dashurën për suksesin historik


11/02/2019

Dua Lipa pas suksesit të arritur në edicionin e 61-të të “Grammy Awards”, ka pranuar shumë urime nga familjarët, fansat, miqtë dhe kolegët.

Ledri Vula e ka uruar këngëtaren përmes një komenti mbi imazhet që Dua i ndau me ndjekësit pas përfundimit të ceremonisë.

“Urime”, ka shkruar Ledri, i cili e duartroket përmes një ’emoji. 

Kujtojmë që Dua Lipa ka fituar çmimin “Kënga më e mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”. 

Dua dhe Ledri kanë kaluar pak kohë bashkë para se Dua të gjente suksesin ndërkombëtar, ndërsa ata kanë mbetur miq dhe përkrahës të njëri-tjetrit./Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart