Kush martohet herët rrezikon divorcin, thotë studimi


06/12/2018

Ato të cilat për herë të parë janë martuar shumë më të reja, rreth moshës 45 vjeç kanë gjasa të divorcohen. Të paktën kështu thonë statistikat e prestigjiozes “Time”.

Sipas të dhënave të Regjistrit të Punës, numri më i madh i divorceve është mes femrave që janë martuar rreth moshës 15-20 vjeç. Të dhënat janë analizuar nga sociologu i Universitetit të Maryland, Philip Cohen. Mesatarisht këto martesa që quhen edhe si “martesat e fillimit” zgjasin nga një deri në 10 vjet.

Një tjetër studim i 2015 thoshte se mosha ideale për njerëzit që të kenë një martesë të gjatë dhe të suksesshme është mes 28-32 vjeç.

Revista “Time” ka hulumtuar për martesat në një histori të botuar se si ka ndryshuar martesa si institucion, përfshi edhe studimet e fundit se si të rrisësh shanset për një martesë të qëndrueshme dhe pse.

Madje, revista ka botuar edhe një grafik për trendin e martesave jetëgjata.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart