Kur u njoh Diellza Kolgeci me të dashurin dhe detaje tjera nga shtatzënia e saj


13/12/2018

Emri i saj gjithmonë zgjon kurreshtje por, sonte ajo u përmend për një detaj interesant e të papritur nga publiku.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Diellza është shtatzënë në muajin e katërt dhe bashkë me të dashurin e saj, basketbollistin Fisnik Rugova po presin të bëhen prindër.

E kontaktuar nga lajmi.net, Diellza ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

“Po është e vërtetë, po ecë mirë” janë ndër tjera fjalët e saj. E pyetur për gjininë e foshnjës, ish Miss Kosova tregoi se nuk e di akoma, i mjafton që fëmija të jetë i shëndoshë.

Nga ana tjetër, burime tjera të Indeksonline kanë bërë të ditur se Diellza dhe Fisniku ka një vit që janë së bashku dhe për dashurinë e tyre e dijnë familjarët dhe shoqëria e tyre e afërt.

Sido që të jetë, urojmë që shtatzënia e saj të jetë e lehtë dhe e mbarë!

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart