“Kujton se ke bërë karrierë në Amerikë?”, Bleona i kthehet ashpër fansit


12/01/2019

Së fundmi, këngëtarja shqiptare duket se është revoltuar me një ndjekës në ‘Twitter’. Djali në fjalë ka bërë një status, në të cilin shkruante se do të donte të kishte po aq vetëbesim sa Bleona që mendon se ka arritur diçka në Amerikë. 

Sigurisht që një reagim ishte i pritshëm, ashtu siç vetëm Bleona di të përgjigjet. “Unë diçka kam arritur se kam 3 filma që dalin këtë vit dhe një këngë që aktualisht është numër 5 në ‘Billboard Dance’. 

Ti ça ke bërë me jetën tënde? Apo ‘tweets’ nga ‘free WiFi’”, – ka shkruar Bleona. Këngëtarja shqiptare gjithmonë ka treguar se nuk i pret aspak mirë fjalët e atyre që vënë në dyshim punën e saj.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart