Komenti i Besit në foton e Mozzik dhe Hanës do t’ju shkrijë së qeshuri - Gazeta Express

15/02/2019 8:37

Me i fundit

Komenti i Besit në foton e Mozzik dhe Hanës do t’ju shkrijë së qeshuri

15/02/2019 8:37

Dyshja ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur kanë publikuar vazhdimisht foto me vajzën e tyre. Ndonëse i ri në moshë, Mozzik ka treguar se po e shijon shumë prindërimin.

Së fundmi ai ka publikuar një foto shumë të ëmbël me Hanën, e cila është pëlqyer shumë nga fansat , mirëpo të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen një koment epik i Bes Kallakut.

“A do gjumë me qera?”, e ka pyetur Besi Mozzikun duke shkaktuar shumë të qeshura tek fansat e reperit.

Siç duket Besi e kupton shumë mirë Mozzikun duke qenë se dhe ai pak muaj më parë u bë baba për herë të parë.