Kjo është përformanca bombastike e Jennifer Lopez në Grammy


11/02/2019

Jennifer u kritikua pasi që ajo bëri një kujtim për muzikën rep nga labeli Motown në Grammy, e cila gjë ishte përjashtuar nga këto çmime të dielën.

Komentatorët online kishin thënë se ajo nuk duhet të flet për këtë gjë pasi që nuk është një këngëtare me ngjyrë dhe se ajo kurrë nuk ka qenë pjesë e një labeli, transmeton GazetaExpress.

Por, pas paraqitjes së saj, J-Lo i ka thënë gazetarëve se ajo e ka kujtuar me këtë gjë nënën e saj, e cila gjithmonë e kishte pëlqyer muzikën e Motown (Motown është labeli i parë në Amerikë që është krijuar nga personat me ngjyrë).

“E mira e muzikës është se ajo inspiron të gjithë. Çdo zhanër i muzikës mund të inspiroj çdo artist”, tha ajo.

Këngëtarja 49 vjeçare është mbrojtur nga ikona e Motown, Smokey, i cili këndoi me të gjatë paraqitjes në skenë.

Berry Gordy, i cili ka themeluar labelin, ishte po ashtu i lumtur me paraqitjen e këngëtares. /GazetaExpress/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart