Ja çfarë bën para iftarit Gold AG (Foto)


29/05/2017

Por kjo nuk është diçka e re për reperin Arian Agushi i njohur me emrin artistik Gold AG, transmeton Gazeta Express.

Për Goldin ky është viti i tretë që ai agjëron.

Dhe ai njihet si një musliman i devotshëm.

E derisa Gold është duke agjëruar, ai ka gjetur një mënyrë se si ta kalojë kohën deri në Iftar.

Ai vetëm pak minuta më parë në profilin e tij në Instastory ka postuar një fotografi ku tregon kohën e ka për fjalëkryq.

“Koha për fjalëkryq”, kishte lënë mbishkrim Goldi në këtë fotografi që ka postuar.

Në këtë fotografi përveç kësaj shihen edhe disa libra enciklopedik. 

Një ditë më parë, reperi i njohur ka publikuar hitin e tij më të ri “Vëlla e motër”, në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Shyhrete Behluli.

Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat e të dy artistëve.

Kujtojmë se Gold AG gjatë muajit të Ramazanit,  ka pezulluar të gjitha aktivitetet e tij muzikore, përjashtim atyre që janë humanitare./Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart