Festë në familjen Hoxha, Lori zgjedh tortën speciale për Sarën


18/01/2019

Dhe siç është kthyer tashmë në një traditë, jo vetëm tek të famshmit shqiptarë, por edhe tek njerëzit e zakonshëm, pritja e ditëlindjes bëhet që në orën 12 të mbrëmjes për të trokitur gotat, për të fryrë qirinjtë e tortës e për të festuar me plot surpriza interesante.

Kështu, trashëgimtarja e pasur e Top Channel, njëherësh edhe mami i Londonit, Sara feston sot 23 vjetorin e lindjes. Sigurisht, që për familjen e tyre kjo është një ngjarje dhe nuk mund të kalonte thjesht. Ka qenë e motra, Lori Hoxha, e cila tregohet gjithmonë e kujdesshme në të tilla raste, për t’ja bërë të paharrueshme ditët speciale çdo pjesëtari të familjes së saj, duke u marrë me detajet, surprizat, tortën, etj.

E të gjithë sytë në fakt na mbetën tek torta speciale që Lori kishte zgjedhur për 23 vjetorin e të motrës. Ajo është frymëzuar nga seriali i famshëm në gjithë botën “Friends”, ndërsa në të është realizuar një kolltuk dhe një filxhan kafeje. E bashkë me momentin e fryrjes së qirinjve nga ana e Sarës, Lori nuk mund të mungonte me urimin e saj të ndjerë për ditëlindjen e së motrës. “Gëzuar ditëlindjen partnerja ime e jetës, jam njeriu më me fat në botë që të kam”, shkruan ajo në videon e postuar në Instagram.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart