71-vjeçar dhe nuk mund të bëjë më ushtrime, por Schwarzenegger ia gjen qaren


29/11/2018

Schwarzenegger, body-builderi i kthyer në aktor të famshëm të filmave aksion, tani po pranon se nuk mund të bëjë më ushtrimet e rënda.

Ai në një intervistë tregon se gjunjët nuk ia mbajnë më të bëjë këto ushtrime në fitnes, por po i zëvendëson me makineritë më të fundit teknologjike për të cilat ndjehet falënderues, përcjell Gazeta Express. 

“Një burrë si unë, i cili ka pasur ndërhyrje në krahë, ijë dhe gjunjë, duhet të gjejë mënyra tjera për të bërë ushtrime duke u përkujdesur për këto lëndime”.

“Gjunjët e mia janë dobësuar, ndrësa unë duhet t’i mbroj pasi kam dëshirë të jem në gjendje të skijoj”, ka përfunduar Arnold./Gazeta Express  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart