Është miliarder, por Bill Gates pret në radhë për të blerë një hamburger


18/01/2019

Megjithëse është një ndër njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates shumë shpesh e ka dëshmuar se është një njeri mjaft modest.

Ai është një person që shumicën e kohës merret me bamirësi, gjithmonë duke ndihmuar njerëzit e tjerë dhe njerëzit në nevojë, shkruan Gazeta Express.

Themeluesi i Microsoft, filantropisti dhe një nga burrat më të pasur në botë, u fotografua së fundmi në vendin “Dick’s Drive-In” në Seattle.

Një foto e postuar nga Mike Galos në Facebook tregon se Gates u bashkua me turmën ndërsa ai pret në linjë për porosinë e tij. 

Galos tha në seksionin e komenteve të postit të tij se një punonjës i Microsoft-it e vuri re z. Gates dhe e bëri foton. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart