Dua Lipa realizon ëndrrën, nominohet për dy çmime Grammy


07/12/2018

Dua Lipa ka arritur suksesin më të madh në karrierën e saj.

Këngëtarja po e përmbyll vitin super të suksesshëm me dy nominime për çmimet Grammy, shkruan Gazeta Express.

Dua është nominuar në kategoritë ‘Best New Artist’, pra për artisten e re më të mirë, ku është në konkurrencë me Bebe Rexhën.

Në kategorinë tjetër, Dua është e nominuar për këngën më të mirë ‘Dance’, për ‘Electricity’ me Mark Ronson dhe Diplo./Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart