Drake e pranon publikisht: Doja një të ardhme me Rihanna-n


15/10/2018

Reperi shumë i suksesshëm ka qenë i ftuar për një intervistë të hapur me basketbollistin LeBron James në programin e tij në HBO.

Ndër të tjera, Drake ka folur për ëndrrën e tij për të krijuar familje dhe për të pasur një jetë ku do të dashurohej dhe do të krijonte familje, përcjell Gazeta Express.

Por, siç edhe dihet, gjithçka ka shkuar për dreq!

“Sigurisht, teksa jeta merr formë të mëson ca gjëra. Përfundova këtu, në një situatë që nuk i ngjan një përralle dhe nuk është një përrallë,” tha Drake në “The Shop”.

 “Kanë filluar fjalët: ’Oh, Drake nisi një familje me Rihanna-n’. Kjo është perfekte. Dukej shumë mirë në letër. Dhe meqë ra fjala, atë doja edhe unë në atë periudhë në kohë.”

Tani Drake ka një djalë me një aktore të filmave për të rritur, ndërsa i pyetur nëse nëna e tij e ka pranuar mirë këtë, ai e ka pranuar se edhe ajo ka dashur për djalin që kjo t’i ndodhte me një vajzë të mirë që ai dilte.

Me Rihanna-n, për shembull!/Gazeta Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart