Diva e muzikës po sjell album të ri


16/10/2018

Mariah Carey ka lajmëruar se ka gati albumin e saj të ri, pas atij të publikuar në vitin 2014.

Ajo e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, kur ka postuar një video në Twitter ku shihet me djalin e saj, përcjell Gazeta Express.

Mariah gjithashtu ka zbuluar titullin e albumit dhe datën e publikimit. Albumi ka emrin ‘Caution’ dhe do të dalë më 16 nëntor të këtij viti.

Dy nga këngët e këtij albumi tashmë janë publikuar, balada ‘With you’ dhe ‘GTFO’./Gazeta Express 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart