Dafina dhe Noizy publikojnë pjesë nga kënga që shumë shpejtë e sjellin bashkë


10/09/2018

Disa të befasuar e disa të gëzuar,  ky padyshim është bashkëpunimi që po pritet më së shumti, shkruan Gazeta Express.

Pak ditë më parë, në profilin e Noizyt në Instagram dyshja kanë lënë të kuptohet se me të vërtetë po sjellin këngën, kurse menjëherë kanë filluar të publikojnë edhe pjesë të kësaj kënge, e cila siç duket është gati dhe do t’i realizohet edhe videoklipi.

Një herë Noizy, më pas edhe Dafina, kanë shpalosur pak nga ajo se si do të tingëllojë kënga, që me siguri se do të jetë e veçantë.

Ky bashkëpunim vjen shumë kohë pasi reperi ka fyer publikisht Dafinën, në kohën kur ajo ishte me Ledrin, e ndërsa tani ‘janë qetësuar gjakrat’ dhe Noizy ka bërë paqen e madje edhe bashkëpunime me të dytë./Gazeta Express/

View this post on Instagram

Who the f*k gonna stop me ????
A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart