Çfarë po planifikojnë së bashku Shyhrete Behluli dhe Gold AG? (Foto)


11/05/2017

Ani pse këndojnë në zhanre të ndryshme muzikore, kjo nuk iu ka penguar asnjërit që të sjellin bashkëpunime së bashku, transmeton Gazeta Express.

Një vit më parë Shyhretja dhe Gold AG publikuan bashkëpunimin e tyre që ia kushtuan qenies më të mirë në botë, Nënës.

“Dashnia e nanës” titullohet kënga nga dyshja fantastike, e cila u pëlqye shumë nga fansat e tyre.

E një vit më pas, Shyhretja dhe Goldi si duket përsëri do të befasojnë fansat e tyre me një bashkëpunim të ri.

Lajmin për një projekt të ri e ka bërë të ditur reperi Gold AG përmes një fotografi që ai ka postuar në profilin e tij në Instastory.

Në këtë fotografi që ka postuar Goldi, shihet këngëtarja e njohur gjatë xhirimeve të klipit.

‘Së shpejti’, kishte shkruar Gold AG duke lënë edhe një emoji zemër.

Kohë më parë këngëtarja Shyhrete Behluli kishte sjellë edhe këngën më të re të cilën e ka në bashkëpunim së bashku me vajzën e saj Engjëllushen e cila po shkon drejt hapave të nënës së saj.

Edhe Gold AG pak muaj më parë ka publikuar projektin e tij të fundit ‘Në Dukagjin’. Projekt ky të cilin e ka në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Hysni Klinaku.

Vlen të theksohet se edhe Shyhretja edhe reperi Gold AG kanë bashkëpunime me këngëtarë të njohur.

Se çfarë këngë do të sjellin së bashku, mbetët të shihet./Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart