Capital T ka një mesazh për ata që i pengon humantiteti i tij: Zoti ju pastroft urrejtjen në shpirt


26/12/2018

Reperi është ndër artistët e paktë që po merr iniciatva për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Si vetë ashtu edhe me humanistin Halil Kastratin, Capital T shihet duke shpërndarë ushqime dhe gjëera tjera që i ndihmojnë këtyre njerëzve dhe jo rrallëherë ai e ka treguar këtë përmes rrjeteve sociale, shkruan Gazeta Express.

Trimi sigurisht se e bën këtë në mënyrë që edhe kolegët e tij të inspirohen dhe të bëjnë më shumë gjëra bamirëse.

Por, kritikuesit nuk mungojnë dhe për të gjithë ata që kanë fjalë negative për këto iniciatova të reperit, ai ka disa fjalë.

“Për krejt ata njerëz të ligë që iu pengon bamirësia ime, e ata të cilët kanë shpirt me sha humanitetin e çfarëdo lloji, Zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt”, ka thënë ndër të tjera reperi./Gazeta Express 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart