Brenda ditëlindjes së 'fatit dhe shpirtit' të familjes Gjebrea - Gazeta Express

Brenda ditëlindjes së ‘fatit dhe shpirtit’ të familjes Gjebrea

05/02/2019 11:46

Përmes një darke familjare me miq dhe të afërm e gjithashtu me atmosferë nga muzikantë të njohur si Jualiana Pasha, Venera Lumani, Pirro Çako, Lind Islami etj  është festuar një ditë e rëndësishme për familjen Gjebrea. 

Një urim mjaft prekës për Anilën ka ardhur nga djali i saj Joni, për të cilën ajo është shpirti i familjes. 

“Edhe 100 vite te tjera o shpirti i familjes…,”-përfundon Joni në rrjete sociale. 

Ndërkohë Arditi përmes një foto ku shfaqet Anila sëbashku me vajzën e tyre Anna shkruan: “Gëzuar ditëlindjen fati im,”-përfundon moderatori i njohur.

Në këtë darkë speciale ka kënduar edhe Gjebrea vargjet e njohura të shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agollit, “Kur të jesh mërzitur shumë”./Gazeta Express/