Arsyeja e vërtetë përse Arbana Osmani deshi të largohej nga “Top Channel”


06/03/2019

Moderatorja nuk bëri asnjë reagim për këtë pjesë, por ia besoi mikeshës së saj Xhemi Shehu që të komentonte largimin me humor, përmes një fotoje me makarona të publikuar në Instagram, ku shkruante: “I fut një dorë makarona kur është robi pa punë”.

Lajmi për largimin u mohua më pas por e pati një të vërtetë brenda, faktin që Arbana u largua për t’u rikthyer sërish në televizion pas dy ditësh negociata pasi u përmbushën kushtet e saj.

U tha se arsyeja e debatit ishte kërkesa e saj për një vlerësim më të lartë monetar, por “iconstyle.al” ka zbuluar një tjetër arsye për pakënaqësitë që ka pasur Arbana në ambientet e televizionit.

Sipas burimeve për “iconstyle.al”, arsyeja e largimit të moderatores nga televizioni lidhet me Renato Mekollin dhe emisionin e tij të gatimit. 

Po të njëjtat burime shtojnë se gjysmën e sezonit të “Dua të të bëj të lumtur”, studion e Arbanës do ta shfrytëzojë Renato për emisionin e ri të gatimit të fëmijëve që do të startojë në prill.

Me sa duket, Arbana nuk ka qenë dakord që të shfrytëzohej studioja e saj ndaj dhe ka negociuar me drejtuesit e televizionit.

Pak ditë më parë Renato Mekolli zbuloi se formulën e emisionit të ri të gatimit për fëmijë e ka ideuar vetë.

Dy grupe do të garojnë kundër njëri-tjetrit dhe çdo javë do ketë konkurrentë të rinj. Fituesi i çdo jave do të zgjidhet nga publiku dhe jo nga vetë ai.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart