“Titanik” u anulua për shkak të mungesës së Kiril Bozninovskit - Gazeta Express
string(60) "titanik-u-anulua-per-shkak-te-mungeses-se-kiril-bozninovskit"

“Titanik” u anulua për shkak të mungesës së Kiril Bozninovskit

Gazeta Express

25/02/2020 12:32

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” vazhdon më 5 mars për shkak të mungesë së Kiril Bozhinovskit, përcjell GazetaExpress nga Zhurnal.

Në seancën e sotme gjyqësore duhej të merreshin në pyetje tre dëshmitarë, të cilët janë thirr për seancën e ardhshme bashkë me edhe gjashtë dëshmitarë të rregullt të caktuar.

Lexo Edhe:

Avokatët e të akuzuarit Kiril Bozhinovski, e kanë informuar gjykatën se ata bashkë me klientin e tyre marrin pjesë në debatin kryesor të caktuar për lëndën “Talir 2”.

Gjykata konstaton se më 24 shkurt është dorëzuar parashtresë nga Bozhinovski se para gjykatës është caktuar debat për lëndë tjetër në të cilin është ai i akuzuar.

Lënda gjendet në procedurën e dëshmive dhe udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lile Stefanova.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boskovski, Ilija Dimovski, Munir Pepic, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragce Dragcevski, Marjan Dalcevski, Marjan Nakevski, Marjan Nakevski, Marjan Rashjakovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore./GazetaExpress/B.Lika/