A është ky aventurieri më i madh nga Gjilani? (FOTO)


08/01/2015

I kontaktuar nga Gazeta Express, ai ka pranuar që disa nga këto fotografi t’i ndajë edhe me lexuesit e gazetës, duke qenë se është edhe një lexues i rregullt i Gazetës Express. Ai është i pasionuar pas udhëtimeve dhe nuk mendon se është më aventurieri nga Gjilani, por të gjithë ndjekësit e tij në facebook mendojnë që ai është i tillë.

Një gjë tjetër që ai e ka për pasion, gjatë këtyre udhëtimeve, për të cilën nuk po e prezantojmë këtë herë, është, nëse mund të themi, turizmi i birrës, pasi ai prezanton birrat, që janë një pije e preferuar e tij, nga vende të ndryshme që viziton.

Gjëja e parë që kërkon në vendet që viziton, janë objektet e rralla arkitektonike, kultura dhe posaçërisht birrat e atij vendi. Ndonëse në botë ka shumë lloje të birrave, ai thotë të ketë provuar mbi 100 lloje birrash gjatë këtyre udhëtimeve.

Është gjithashtu interesante, që ai, shumicën e udhëtimeve i bën i vetëm.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart