23-vjeçarja nga familje mbretërore thyen traditën, del nudo në plazh


30/08/2018

Ndryshe nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, Lady Amelia Windsor, 23 vjeçe, ka një llogari aktive në Instagram dhe sigurisht ku nuk i përmbahet asnjë lloj protokolli.

Amelia është mbesa e Dukës së Kentit, por ajo ndan foto të vetes, familjes dhe miqve në internet dhe nëse i hidhni një sy llogarisë së saj të Instagram do e kuptoi që nuk është një “princeshë” e zakonshme.

Vetëm javën e kaluar, ajo është parë të kërcejë në Peckham bar Frank’s cafe, një nga baret më të njohura në Londër, i cili gjendet në katin e 10-të.

Por, kjo nuk është dalja e vetme befasuese e Amelias për këtë vit.

Ajo është fotografuar nudo në një nga plazhet e Spanjës, të cilin si duket e frekuenton çdo vit por jo çdo vit lakuriq.

Fotot e saj u përhapën me shpejtësi të madhe nëpër rrjetet sociale, por nuk u cilësuan si skandal mbretëror, thjesht thyerje tradite.

Sigurisht, Amelia jeton një jetë me klas, por në një mënyrë shumë jo mbretërore.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart