Lajme

Gazeta Express

19/06/2019 8:37

ROSU surprizon veteranët kroatë që po qëndrojnë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

19/06/2019 8:37

Një grup motoristësh kroatë, shumica e të cilëve janë veteranë lufte, po qëndrojnë në Kosovë. Pas një mikpritje në Prizren, ata sonte janë mirëpritur në një restorant në Milloshevë.

Pas një darke, ata janë surprizuar nga policët e ROSU-së të Kosovës të cilët janë takuar me ta, duke i falënderuar për vizitën në Kosovë.

Në fund ata janë fotografuar së bashku duke bërë simbolin e shqiponjës. /Gazeta Express/