Ronaldos i lejohet qasja në dokumente gjatë hetimit te Juventusit - Gazeta Express
string(65) "ronaldos-i-lejohet-qasja-ne-dokumente-gjate-hetimit-te-juventusit"

Futboll

Gazeta Express

08/12/2022 11:12

Ronaldos i lejohet qasja në dokumente gjatë hetimit te Juventusit

Futboll

Gazeta Express

08/12/2022 11:12

Sipas asaj që shkruan ,La Gazzetta Dello Sport, Zyra e Prokurorit të Torinos mund t’i lejojë avokatët e Ronaldos për të shqyrtuar dokumentet që kanë të bëjnë me hetimin ndaj Juventusit, pasi që CR7 refuzoi kërkesën e parë, një javë më parë

Raportet në Itali kanë shkruar në fillim të kësaj jave që Prokurori i Torinos nuk kishte lejuar avokatët e Ronaldos për të pasur qasje në dokumentet që kanë të bëjnë me hetim financiar që është duke ju bërë Bardhezinjve.

Lexo Edhe:

Megjithatë, sipas Gazzetta, gjërat kanë ndryshuar tani që 11 drejtorët e tanishëm dhe të kaluar të klubit janë rekomanduar për të shkuar në gjykatë për kontabilitet të rremë dhe komunikim të rremë të kontratave, në mesin e shumë akuzave tjera.

Prokurori i Torinos tani e ka lejuar Ronaldon dhe avokatët e tij që të kenë qasje në dokumente dhe shpreson që të këtë bashkëpunim për të qartësuar pozitën e sulmuesit pasi që CR7 refuzoi të përgjigjet në hetimet që kishin filluar në fillim të këtij viti.

Disa raporte thonë që Juventusi ende ia ka borxh Ronaldos, 19.9 milionë euro, edhe pse superylli portugez u largua nga Torino në gusht të 2021-ës. Problemi për Juven është që borxhi kundrejt Ronaldos dhe futbollistëve të tjerë nuk është regjistruar në deklarimet e tyre financiare.

Ronaldo nuk ka bërë kërkesë direkte te Juventusi për të kërkuar paratë që ata ia kanë borxh, por bordi mbikëqyrës i klubit ka konfirmuar në fillim të kësaj jave që avokati i sulmuesit ka kërkuar qasje në dokumente gjatë hetimeve në vazhdim të Prokurorit të Torinos, në mënyrë që ata ta kuptojnë më mirë pozitën e tij, pasi që është kreditor në klub. /GazetaExpress/