Ronaldo u largua nga fusha menjëherë, nuk e festoi me bashkëlojtarët kalimin në çerekfinale - Gazeta Express
string(90) "ronaldo-u-largua-nga-fusha-menjehere-nuk-e-festoi-me-bashkelojtaret-kalimin-ne-cerekfinale"

Ronaldo u largua nga fusha menjëherë, nuk e festoi me bashkëlojtarët kalimin në çerekfinale

Sport

Gazeta Express

06/12/2022 23:00

Cristiano Ronaldo u pa duke u larguar nga fusha pas ndeshjes kundër Zvicrës, derisa shokët e tij po festonin me tifozët fitoren e tyre të thellë 6:1.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, mori vendimin e guximshëm dhe hoqi 37-vjeçari nga 11-shja e titullarëve, teksa sulmuesi u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 74-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në pamjet e publikuara pas ndeshjes, Ronaldo u pa duke u larguar menjëherë nga fusha e lojës, pavarësisht se bashkëkombësit e tij po e festonin fitoren dhe kalimin në çerekfinale.

Pas problemeve me Manchester Unitedin, klub me të cilin shkëputi kontratën javë më parë, duket se për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” janë krijuar edhe disa probleme tani te Kombëtarja e Portugalisë.

Mbetet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat, por duket se raportet e tij me përzgjedhësin Santos raportohet se kanë filluar që të ftohen.

Ndryshe, Portugalia në çerekfinale të Kupës së Botës do të takohet me Marokun. /Gazeta Express/