Ronaldo thotë se po luan i lënduar


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 14:12

Cristiano Ronaldo ka thënë se ka luajtur i lënduar për Juventusin dhe Portugalinë në javët e fundit.

Ronaldo shënoi njërin prej dy golave në fitoren e Portugalisë 2:0 kundër Luksemburgut të dielën mbrëma, i cili ishte i 99-të për të në karrierë me ekipin kombëtar, transmeton Gazeta Express.

Me këtë fitore Portugalia e siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020.

Pas ndeshjes, Ronaldo zbuloi se ka luajtur i lënduar, duke i dhënë fund paqartësive për dy zëvendësimet e hershme që Maurizio Sarri ia bëri atij, përfshirë atë në minutën e 55-të në fitoren e Juventusit 1:0 kundër Milanit më 10 nëntor.

“Natyrisht, të gjithë kanë thënë se unë po luaja i kufizuar në tri javët e fundit. Nuk ka polemika. Mediat duan polemika. Ju natyrisht e dini se unë nuk dua të zëvendësohem, ama jam duke luajtur i kufizuar”, shtoi ai.

“U përpoqa ta ndihmojë Juventusin duke luajtur i lënduar. Askujt s’i pëlqen të zëvendësohet, ama e kuptoj këtë situatë se unë nuk isha në gjendje të mirë fizike”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart