Ronaldo shënon dy gola në fitoren e thellë të Portugalisë - Gazeta Express
string(57) "ronaldo-shenon-dy-gola-ne-fitoren-e-thelle-te-portugalise"

Ronaldo shënon dy gola në fitoren e thellë të Portugalisë

Sport

Gazeta Express

26/03/2023 22:41

Portugalia ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Pas fitores ndaj Lihtenshtajnit para tre ditësh, të përzgjedhurit e Roberto Martinezit triumfuan me lehtësi, siç edhe pritej, në udhëtim ndaj Luksemburgut, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja përfundoi me rezultatin e thellë 0:6, teksa Cristiano Ronaldo edhe në këtë ndeshje shënoi dy gola. Sulmuesi i Al-Nassr realizoi në minutat 9 dhe 31.

Golat tjerë u shënuan nga Joao Felix (15’), Bernardo Silva (18’), Otavio (77’) dhe Rafael Leao (89’).

Sulmuesi i Milanit kishte rastin që të shënonte edhe në minutën e 85-të, por dështoi nga penalltia.

Portugalia pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe prin në Grupin J, kurse Luksemburgu është i pesti me një pikë. /Gazeta Express/