Ronaldo për pak sa s’ia fitoi ndeshjen Juventusit me një gol të jashtëzakonshëm


Gazeta Express
19 Shtator 2019 10:42

Cristiano Ronaldo ishte shumë afër ta shënojë një gol mbresëlënës në ndeshjen e mbrëmshme kundër Atletico Madridit, pasi që i kaloi pesë kundërshtarë dhe për pak sa nuk e shënoi golin e fitores për Juventusin.

Kampioni italian e çoi dëm epërsinë prej dy golash në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Atletico Madridit, në kuadër të Grupit D të Ligës së Kampionëve, në “Ëanda Metropolitano”, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, mirëpo 34-vjeçari portugez kishte qenë shumë afër ta shënojë golin e fitores në momentet e fundit të ndeshjes.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë e mori topin nga një rivënie anësore e Alex Sandros dhe e gjeti veten të rrethuar nga lojtarë të Atletico Madridit.

Ronaldo – i cili shënoi het-trik kundër Atletico Madridit, në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve – i kaloi pesë futbollistë të madrilenëve, mirëpo nuk arriti të triumfojë edhe kundër portierit Jan Oblak.

Juventusi do ta vazhdojë rrugëtimin në këtë edicion të Ligës së Kampionëve me ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit muajin e ardhshëm, ndërsa Atletico Madridi do ta vizitojë Lokomotiv Moscow. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart