Ronaldo pas humbjes turpëruese: Tifozët meritojnë më mirë, koha të reagojmë tani - Gazeta Express
string(78) "ronaldo-pas-humbjes-turperuese-tifozet-meritojne-me-mire-koha-te-reagojme-tani"

Ronaldo pas humbjes turpëruese: Tifozët meritojnë më mirë, koha të reagojmë tani

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 11:32

Cristiano Ronaldo thotë se tifozët e Manchester Unitedit meritojnë më mirë, pasi ata përjetuan vuajtje gjatë humbjes turpëruese të skuadrës së tyre 5:0 ndaj rivalit Liverpool të dielën.

Mohamed Salah shkëlqeu duke shënuar het-trik, ndërsa Naby Keita dhe Diogo Jota shënuan nga një herë tjetër në fitoren më bindëse të skuadrës së Jurgen Kloppit ndaj Unitedit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit në ligën elitare angleze dhe Ronaldo iu ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të vet të reagojnë.  

“Nganjëherë rezultati nuk është ai për të cilin luftojmë ne. Nganjëherë të shënojnë nuk është ajo që duam ne. Dhe përgjegjësia është e jona, vetëm e jona, sepse askush tjetër nuk ka faj”, shkroi Ronaldo në Instagram.

Ai shtoi: “Tifozët tanë ishim të mahnitshëm përsëri duke na mbështetur vazhdimisht. Ata meritojnë më mirë se kaq, shumë më mirë, dhe na takon neve t’i përmbushim zotimet.”

“Koha është tani!”

Tifozët e Unitedit filluan ta braktisin stadiumin Old Trafford gjatë pushimit mes pjesëve, pasi skuadra e tyre i kishte pranuar katër gola tashmë.

Liverpooli mbetet i pamposhtur këtë sezon në ligë dhe tani mbledh 21 pikë në vendin e dytë, vetëm një më pak se lideri Chelsea.

Manchester Unitedi, që e pësoi humbjen e tretë në ligë këtë sezon, bie në vendin e shtatë me 14 pikë./Gazeta Express/