Ronaldo ndalon autobusin e Portugalisë dhe fton në bord fëmijën e sëmurë për të bërë foto me të


Gazeta Express
9 Qershor 2019 15:48

Cristiano Ronaldo ia ka bërë ëndrrën realitet të riut, Eduardo Moreira, duke e ftuar në autobus për të bërë foto me të.

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, e ka ndaluar autobusin kur ka parë një fëmijë të sëmurë që mbante një poster në duar duke i kërkuar 34-vjeçarit një përqafim, teksa ata ishin rrugës për në stadium për të zhvilluar stërvitjen e fundit para finales në Ligën e Kombeve kundër Holandës në Estadio do Dragao në Porto, raporton Gazeta Express.

Kapiteni i Portugalisë ka ftuar të riun Eduardo Moreira, i cili vuan nga sëmundja e leukemisë, në autobus dhe ka bërë foto me të duke ia ngrohur zemrën me këtë gjest.

Eduardo, i cili thotë se është tifoz i madh i Ronaldos, është duke luftuar me sëmundjen që dhjetë vite, por mund të mbajë me vete kujtimin e kohës së tij me heroin e tij.

Kujtojmë se sonte, Ronaldo ka mundësi të fitojë një tjetër trofe me Portugalinë, pas triumfit në Euro 2020.

Sonte në mbrëmje takohen në finale Portugalia me Holandën.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart