Ronaldo me shkundi dhe më tha: O plak, o plak, kemi fituar tashmë


Gazeta Express
13 Qershor 2019 12:13

Trajneri i ekipit kombëtar të Portugalisë, Fernando Santos, ka shpjeguar se çfarë kishte ndodhur natën e vitit 2016, kur njeriu i tij kryesor iu bashkua atij në stol pasi u detyrua ta lërë fushën e lojën në lot shkaku i lëndimit.

Finalja e Kampionatit Evropian më 2016 doli të ishte sa e hidhur aq edhe e ëmbël për Cristiano Ronaldon. Njeriu nga Madeira, i cili luajti rol kyç duke i ndihmuar ekipit të vet kombëtar ta arrijë finalen, u lëndua në minutën e 16 pas një dueli me Payetin e Francës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, nga jashtë ai i ndihmoi skuadrës duke e motivuar dhe duke e luajtur rolin e trajnerit, gjë për të cilën tani ka folur edhe vetë trajneri Santos.

Cristiano u nxor nga loja nga Santos në minutën e 25-të. Ai u ul në stol por u duk sikur një trajner që jepte urdhra për lojtarët në fushë.

Në një intervistë për televizionin portugez, Santos ka folur për atë natë magjike për Portugalinë.

“Ishte një imazh brutal. Unë po bërtisja që dikush ta merrte pozitën e krahut të majtë, por Cristiano me shkundte dhe më tha: “O plak, o plak! Ne kemi fituar tashmë”, pasi Santos nuk e kishte kuptuar që gjyqtari i kishte rënë pipit për fishkëllimën e fundit në ndeshje. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart