Ronaldo i ishte ofruar Atletico Madridit, Simeone e refuzoi - Gazeta Express
string(58) "ronaldo-i-ishte-ofruar-atletico-madridit-simeone-e-refuzoi"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 16:22

Ronaldo i ishte ofruar Atletico Madridit, Simeone e refuzoi

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 16:22

Cristiano Ronaldo po përjeton një rikthim ëndrrash te Manchester United, por rikthimi i tij kishte qenë në rrezik pasi raportohet se ai i ishte ofruar Atletico Madridit.

Superylli Ronaldo ka shkëlqyer në rikthimin e tij në “Old Trafford”, duke shënuar katër gola në tri ndeshje.

Lexo Edhe:

Por, ky sezon do të ishte dukur më ndryshe edhe për lojtarin edhe për ekipin, me raportimet nga Spanja që thonë se Atletico Madridi kishte pasur mundësi të nënshkruante me portugezin.

Sport raporton se kampioni i La Ligas e kishte mundësinë e kësaj lëvizje senzacionale në muajin e fundit të merkatos.

Por, në fund ishte trajneri Diego Simeone që ktheu vëmendjen nga rikthimi në klub i Antoine Griezmann, një marrëveshje që u arrit vetëm pasi Saul Niguez iu bashkua Chelseat.

Për Ronaldon më pas pati një duel mes dy ekipeve të Manchesterit, por në fund City u tërhoq, duke i lënë rrugë Ronaldos për një rikthim në “Teatrin e Ëndrrave”. /Gazeta Express/