Ronaldo është kampion i lindur dhe shembull për të gjithë – thotë Pirlo - Gazeta Express
string(69) "ronaldo-eshte-kampion-i-lindur-dhe-shembull-per-te-gjithe-thote-pirlo"

Gazeta Express

22/11/2020 8:39

Ronaldo është kampion i lindur dhe shembull për të gjithë – thotë Pirlo

Gazeta Express

22/11/2020 8:39

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo e ka lartësuar Cristiano Ronaldon si një kampion të lindur që është shembull për të gjithë, pas fitores 2:0 që sulmuesi portugez ia siguroi skuadrës së tij me dygolësh kundër Cagliarit.

Ronaldo shënoi dy herë brenda katër minutave në pjesën e parë duke e çuar në tetë numrin e përgjithshëm të golave personale në gjashtë paraqitje në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Me këtë, Ronaldo u bë lojtari i parë i Juventusit që shënon gol në secilën prej pesë ndeshjeve të para në Serie A brenda një sezoni në epokën e tri pikëve për fitore.

Ai i shënoi dy golat kundër Cagliarit pas pesë tentimeve dhe për më tepër i krijoi tri mundësi për bashkëlojtarët e vet, gjë që e nxiti trajnerin Pirlo ta lavdërojë.

“Ai është profesionist i madh, siç e dimë. Ai është kampion i mirëfilltë dhe shembull për të gjithë që e rrethojnë në ndeshje dhe në stërvitje”, tha Pirlo.

“E vetmja këshillë që ia jap është të vazhdojë në këtë mënyrë”, shtoi ai. /Gazeta Express/